10:23 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

LDK e VV bojkotojnë seancën

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës do të bojkotohet nga dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhur me këtë bojkotim Indeksonline ka raportuar edhe mbrëmjen e kaluar.

Ndërkohë kjo është konfirmuar sot edhe nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Zemaj ka deklaruar se LDK do të vazhdoj të mos marrë pjesë në seanca, përjashtuar atë të enjtes, ku do të diskutohet për ushtrinë.

“Qëndrimi i LDK-së është që nuk marrim pjesë në këtë seancë. Gjendja aktuale është e njëjtë. Institucionet e Kosovës po tregojnë jolegjitimitet të plotë. Seanca e rregullt e thirrur për të enjten përmban ligje të rëndësishme, ligjet për ushtrinë. LDK do të marrë pjesë në këtë seancë”, theksoi ai.

Të njëjtin qëndrim vazhdojnë ta ketë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa deputetët mblidhen sot për të zhvilluar pas 25 ditëve që Kuvendi nuk ka zhvilluar asnjë seancë plenare./Indeksonline/

Temat: