“LDK e VV bojkotuan seancën për Tribunalin në këmbim të votës së Listës serbe për rrëzimin e Qeverisë”
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa, se këtë javë do të punojnë në hartimin e mocionit të mosbesimit.
Ajo përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Mustafa edhe njëherë është duke punuar kundër vendit të vet dhe i ka hyrë pazarit me Aleksander Vuçiqin.
Sipas Kadrijajt, LDK dhe VV kanë bojkotuar votimin e Tribunalit në shkëmbim të votës së Listës serbe për rrëzimin e Qeverisë të kryesuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i deputetes Time Kadrijaj:
Isa Mustafa edhe një herë kundër vendit të vet.
I hyn pazarit me Aleksander Vuçiqit, për ta rrëzuar Qeverinë e Ramush Haradinajt!
Në shkëmbim të votës së Listës Serbe kundër Qeverisë Haradinaj, bojkotojnë votimin e Tribunalit për Krimet Serbe.
Çuditërisht aleat me të behët edhe Albin Kurti!
Por një gjë është e sigurtë.
As nuk rrëzohet Qeveria Haradinaj e as nuk mbeten pa u ndëshkuar kriminelët serbë!