13:54 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

LDK-VV drejt dështimit, po e presin njëra-tjetrën mos po i bien pishman

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë “ngrirë” takimet, pas dështimit të djeshëm që të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se nuk ka në plan takime midis dy partive.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e pritur Lëvizjen Vetëvendosje në rast se ata mund t’i bien pishman për kushtet e tyre, në të kundërtën nuk do të ketë takim të radhës.

Ngjashëm është situata edhe te Lëvizja Vetëvendosje, e cila si parti fituese e zgjedhjeve ka vendosur disa kushte primare për koalicionin me LDK-në.

Ndarja e ministrive dhe marrëveshja për emrin e presidentit janë dy temat që dy partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit nuk kanë arritur të gjejnë formulën e përbashkët.

Megjithatë, gjatë javës pritet që të dyja partitë të mbledhin kryesinë për të vendosur hapat e radhës drejt një vendimi të ri për koalicionin e mundshëm LDK-VV./Indeksonline/