LDK e VV të parët, PDK ka gjashtë komuna, AAK mbetet stabile në nivel lokal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna pas përmbylljes së garës së balotazhit që u mbajt sonte në 18 komuna.
Partia e Albin Kurtit pas mbylljes së balotazhit ka dalur fituese në Gjilan, Kamenicë, Podujevë, Shtime, Mitrovicë, Obiliq, dhe Fushë Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur që të fitojë Prishtinën, Pejën, Vitin, Dragashin, Junikun, Istogun dhe Lipjanin.
Partia Demokratike e Kosovës sonte shënoi fitore në komunën e Prizrenit, Vushtrrisë dhe Kacanikut ndërsa në raundin e parë fitoi në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit.
Ndërsa AAK-ja ka siguruar pesë komuna duke nisur nga Gjakova, Suhareka, Klinën, Rahovecin dhe Deçan./Indeksonline/

