75 Mall Live Search
14:05 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

LDK: Ekziston pajtimi për zgjedhje, do sigurojmë mbështetjen e nevojshme të deputetëve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti për tu dakorduar për mocionin ndaj Qeverisë.

Në një komunikatë për media, LDK ka theksuar se ekziston pajtimi se vendit i duhen zgjedhjet dhe se po punojnë për të siguruar mbështetjen e deputetëve, transmeton Indeksonline.

“Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës”, thuhet në komunikatë.

“Grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë”, theksohet mes të tjerash në deklaratën e tyre.

Takimi është mbajtur në hotelin “Sirius” sot në Prishtinë./Indeksonline/.