20:35 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

LDK fajëson Arban Abrashin për përleshjen e sotme në Mat

Delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie e njohur si dega e presidentit Ibrahim Rugova, janë përleshur ashpër sot ndërmjet vete.

Indeksonline ka mësuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona, kurse një nga të pranishmit ka marrë lëndime në pjesën e dorës.

Lidhur me këtë çështje, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një shkrimi në media ka reaguar, duke u sqaruar përse ka ndodhur përleshja brenda kësaj partie.

Ja postimi i plotë:

Bazuar në zhvillimet e sotme te datës 16.06.2019 në Nëndegen e Matiqanit ju njoftojmë se përgaditjet për kuvendin e nëndegës së Matiqanit ishin bërë me kohë dhe sipas rregulloreve në fuqi.
Pasi ishin njoftuar me kohë organet kompetente për siguri, me prezencën e Komisionit për Monitorim dhe Mbarvajtje të zgjedhjeve të angazhuar nga Dega e 3-te si dhe kryesisë së Degës së 3-te dhe dy anetarëve të kryesisë qendrore të LDK-se ka filluar tubimi zgjedhor në Shkollen Fillore ‘’Mitrush Kuteli’’ në Matiqan.


Delegatet kishin zëneë vendet e tyre si dhe mysafiret poashtu, dhe gjithqka po shkonte sipas procedurave të parapara me rregullore, kryesuesi kishte hapur tubimin zgjedhore dhe kishte propozuar Kryesin e punës prej katër anëtarëve dhe pas zgjedhjes së komisionit verifikues ishte hedhur në votim propozimet.


Në momentin kur po votohej për propozimet, u pa hapur se delegatet po votonin me shumicë për propozimin e kryesuesit, dhe aty po shihej qartë se nga 340 delegatë në tubim zgjedhor, 230 votuan për propozimet e Kryetarit Sherif Vrajolli. Pasi që grupi tjetër nuk i kishte numrat, për ta prishur rrjedhen e këtij kuvendi reaguan në forma të ndryshme duke sulmuar edhe fizikisht kryesin e punës si dhe Kryetarin e Nëndegës MATI Sherif Vrajollin.
Pasi kishte parë humbjen, Arban Abrashi është ndëgjur nga të pranishmit , në dalje e sipër duke thënë: prishne kuvendin.


Pas kësaj ka filluar rremuja ka intervenuar Policia e Kosovës dhe kompania e sigurimit fizik e angazhuar nga Nëndega. Pas sulmit në kryesi të punës janë lënduar kryesuesi kuvendit, anëtarët e kryesisë së punës dhe shumë të tjerë.
Pasi ishte qetësuar gjendja dhe ishin krijuar kushtet për pune, delegatet e ketij kuvendi kishin vazhduar punën sipas rendit të dites dhe kanë zgjedhur strukturat e nëndegës me votë unanime.
Kryetar i nëndeges u zgjodh Sherif Vrajolli, nënkryetar Kreshnik Hoxha, kryesia e nëndegës prej 17 anëtarëve si dhe 11 delegatet për kuvendin e degës
./Indeksonline/