75 Mall Live Search
09:24 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / SH

LDK fillon rrugëtimin sot në vendlindjen e Ibrahim Rugovës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën elektorale me dy tubime, në Klinë dhe Istog. Vëmendja është tek rikthimi në vendlindjen e presidentit Rugova, në Istog.

Pak javë pas fitores bindëse në zgjedhjet lokale, Abdixhiku synon ta përforcojë bastionin e tij Istogun me një fitore të radhës në zgjedhjet parlamentare.

Shkëmb Manaj, Serbeze Kabashi dhe Besim Mulaj janë tre kandidatët që synojnë parlamentit nga dega në Istog.

Tubimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Istog, nga ora 18:30.