LDK flet për vizitën e ambasadorit Kosnett tek Isa Mustafa, tregojnë çfarë biseduan!
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa si dhe anëtarët e kryesisë të kësaj partie.
Me anë të një komunikate për media LDK tregon se çfarë u bisedua gjatë këtij takimi, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, në takim u bisedua për zhvillimet politike në vend.
Mustafa e falënderoi ambasadorin për gjithë mbështetjen që ShBA i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit.
Sipas njoftimit të LDK-së, ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së.