15:38 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

LDK heq nga gara për kryetar të nëndegës së tretë Abrashin e Borovcin

Pas rreth dy orësh që kur se ka filluar, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjen, përcjellë Indeksonline.

Besian Mustafa, zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, para mediave ka thënë se sjelljet e tilla janë të papranueshme

Ai ka bërë të ditur se kryesia ka marrë vendim që Arban Abrashi dhe Hazir Borovci të tërhiqen nga gara për kryetar të nëndegës së tretë .

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Mustafa, mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Theks i veçantë i është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në.Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së morri vendim që Hazir Borovci dhe rban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së. Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së”, tha Mustafa. /Indeksonline/