75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / OSH

LDK i kërkon Kurtit të mos pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk garanton edhe anëtarësim në OKB

LDK i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të mos pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë, ku pos njohjes obligative e të ndërsjellë mes dy shteteve, të mos jetë e siguruar edhe njohja nga pesë vendet e BE-së, e po ashtu, edhe anëtarësimi i vendit në OKB.

Kjo është bërë e ditur në një document që është prezantuar sot, me rastin e takimit të kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, me shefin e ekzekutivit, Albin Kurti.

“Anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jetë pjesë e rezultatit të marrëveshjes gjithpërfshirëse të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo nënkupton zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshilli të Sigurimit të OKB-së me një rezolutë të re, e cila formalisht i jep fund misionit të OKB-së në Kosovë”, thuhet në pikën 6 të draft dokumentit të prezantuar me emrin “Qendrimi i Republikës së Kosovës për dialogun me Republikën e Serbisë”.

Pika para kësaj, pra ajo e 5-ta thotë se “Rezultati i kësaj marrëveshje duhet të garantojë njohjen e Kosovës nga 5 shtetet e mbetura të BE-së”.

Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro janë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e pranojnë Kosovën si shtet.