75 Mall Live Search
19:31 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

LDK inicion mocion mosbesimi

Është duke vazhduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline brenda LDK-së tashmë është votuar për ngritjen e një mocioni mosbesimi.

Ky mocion mosbesimi vie pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti mori vendim për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike nga radhët e LDK-së, Agim Veliu.

Ndërsa pak minuta më parë në LDK u votua për ngritjen e një mocioni mosbesimi, pas situatës së krijuar në koalicionin VV-LDK

Kurti bëri të ditur se shkarkimi i Veliut vie pas një deklaratë të dhënë në media kundër qëndrimit të kryeministrit të Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme./Indeksonline/