LDK-ja dhe AKR-ja hyjnë në koalicion në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor në komunën e Vushtrrisë.
Kështu bëri të ditur kryetari aktual i komunës, Xhafer Tahiri.
“Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam”, shkroi Tahiri në Facebook.
Tahiri është përsëri kandidat për kryetar të komonës në zgjedhjet e 17 tetorit./IndeksOnline/