LDK-ja dhe AKR-ja sot nënshkruajnë marrëveshjen për zgjedhjet e 28 dhjetorit, do t’i ketë tre kandidatë në listën e partisë së Abdixhikut
Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se marrëveshja do të nënshkruhet pasditën e së mërkurës.
Sipas kësaj marrëveshjeje, AKR do t’i ketë tre kandidatë në listën e LDK-së për deputetë.
LDK-ja po ashtu ka arritur marrëveshje edhe me Partinë e Drejtësisë të Ferid Aganit./IndeksOnline/

