LDK-ja e bojkoton votimin për rezolutën e të pagjeturve

Në mungesë të vendimmarrjes, ka dështuar të miratohet Rezoluta nga interpelanca me kryeministrin, Avdullah Hoti.
Kjo ishte kërkesa e deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen: “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.
Kjo pikë mori 41 vota, që nuk mjaftuan për ta kaluar atë. Përpos deputetëve të Vetëvendosjes, pro kësaj rezolute ishin edhe ata të PDK-së, derisa LDK-ja e bojkotoi pjesëmarrjen në votim.