LDK-ja edhe për gratë e vajzat e diasporës, Abazi i lumtur me vullnetin e tyre për të investuar në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Mustaf Abazi, u takua sot me gratë dh vajzat e LDK-së.
Në një tubim madhështor, Abazi u shpreh i lumtur që përveç se gjeti përkrahje të madhe nga gratë dhe vajzat e Kosovës, pati mundësinë edhe të prezantojë programin që do të mbështesë pikërisht gratë dhe vajzat.
“Theksova poashtu se edhe në mërgatën tonë ka gra e vajza të zonjat, të cilat janë të gatshme të vijnë në Kosovë e ta investojnë dijen dhe kapitalin e tyre.
Iu duhet vetëm mbështetje e ndihmë institucionale. Me LDK-në në qeveri dhe me mua si deputet i ardhshëm nga diaspora, kjo ka për të ndodhur”, u shpreh ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Abazi bartë numrin 76 në listën e LDK-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e gruas në ndërtimin e shoqërisë kosovare, sot takuam gra e vajza te komunës sonë, të cilave u premtuam mbështetje konkrete në qeverisjen e LDK-së.
Theksova poashtu se edhe në mërgatën tonë ka gra e vajza të zonjat, të cilat janë të gatshme të vijnë në Kosovë e ta investojnë dijen dhe kapitalin e tyre.
Iu duhet vetëm mbështetje e ndihmë institucionale. Me LDK-në në qeveri dhe me mua si deputet i ardhshëm nga diaspora, kjo ka për të ndodhur.
Respekt për të gjitha, vajzat, gratë, nënat e motrat tona