LDK-ja garon me numrin 113 në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar të enjten tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale.
Sipas shortit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në këto zgjedhje me numrin 113.