75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / MSH

LDK-ja hap fushatën të shtunën, ky është njoftimi i Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në këtë tubim, që zë vend në Pallatin e Rinisë.

Manifestimi do të fillojë në orën 17:00, me shpalosjen e programit politik dhe vizionin e LDK-së.

110 kandidatë për deputetë të kësaj partie do të prezantohen bashkë me sloganin “Bëhu ndryshimi”!