22:11 / E Martë, 16 Prill 2024 / MSH

LDK-ja i gëzohet votimit “pro” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lidhja Demokratike e Kosovës i është gëzuar votimit “pro” anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përmes një reagimi në Facebook, LDK shkruan se ky është moment historik i konsolidimit dhe integrimit të Kosovës përkrah shteteve demokratike perëndimore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet lajmit të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e  Kosovës në Këshilin e Evropës.

Ky është moment historik i konsolidimit dhe integrimit të shtetit të Kosovës përkrah shteteve demokratike perëndimore.

LDK mirëpret dhe aprovimin final nga Komiteti i Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të KE-së në maj të këtij viti.

LDK në veçanti falënderon dhe i është mirënjohëse Partive Popullore Evropiane në këtë vendim historik për tu njohur kjo e drejtë qytetarëve tanë. E drejta e Kosovës dhe popullit tonë për vend të barabartë mes popujve dhe institucioneve evropiane është e drejtë historike. Anëtarësimi ynë i shërben demokracisë dhe lirive njerëzore në rajon dhe më gjerë.

LDK do të angazhohet fuqishëm në anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, në BE e në NATO” thuhet në reagim.