17:13 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

LDK-ja ia dërgon Kurtit listën me emrat e ministrave

Gjatë ditës së sotshme është arritur marrëveshja për formimin e koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së.

Sipas burimeve të Indeksonline, ministritë të cilat do t’i takojnë LDK-së në Qeverinë e Re të Kosovës janë këto: Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, Ministri për Arsim Shkencë dhe Inovacion, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes.

Ndërsa, IndeksOnline po ashtu mëson se lista tashmë e propozuar për ministra nga Lidhja Demokratike të Kosovës, është dërguar tek mandatari, Albin Kurti.