LDK-ja me Abdixhikun shtrojnë iftar për BIK-un

Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku, kanë qenë nikoqir të Myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame.
LDK-ja shtroi iftar për mysafirët nga BIK-u, me rastin e muajit të Ramazanit.
“Muaji i durimit, mirësisë, mikpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona” ka shkruar Abdixhiku në postimin e tij në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë:
Në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, sonte shtrova iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona.
Agjëruesve ju uroj pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti. U shkoftë mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit!