LDK-ja me Akademi Përkujtimore, në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Akademi Përkujtimore, për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e ish-presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Akademia do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, shkruan IndeksOnline.
“Sot, me nderim të thellë dhe emocion të veçantë, kujtojmë 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.
Nën përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së pavdekshme të presidentit Rugova”, thuhet në njoftimin e LDK-së.


