75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / Pranvera Musa

LDK-ja në Gjakovë publikon listën për kuvendin komunal

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjakovë ka bërë publike listën e kandidatëve për asambleist në kuvendin e komunës.  

Renditja e kandidatëve është përcaktuar përmes shortit, si pjesë e një procesi që synon transparencë dhe barazi në garën zgjedhore.

Indeksonline ka siguruar listën e plotë ku bartës i listës është Shefqet Shehu, i cili njëkohësisht është edhe kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës.