75 Mall Live Search
17:41 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / MSH1

LDK-ja njofton aderimin e një profesionisti të teknologjisë dhe inovacionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në parti Astrit Deskun, i cili do t’i bashkohet listës zgjedhore të LDK-së.

Përmes një njoftimi, LDK-ja ka vlerësuar Deskun si njërin nga profesionistët më të spikatur të fushës së teknologjisë dhe inovacionit në vend. Sipas partisë, Desku është profil i ndërtuar mbi dije, përvojë dhe integritet profesional, shkruan IndeksOnline.

Nga LDK-ja thonë se Astrit Desku ka doktoratë në shkenca kompjuterike, përvojë me studime ndërkombëtare dhe dhjetëra certifikime profesionale.

Partia ka theksuar se aderimi i Deskut përbën një forcim për listën e LDK-së dhe një sinjal se partia po afron profesionistë të vërtetë me vizion për të ardhmen digjitale të vendit.

“Aderimi i tij është forcim për listën tonë dhe një mesazh i qartë:

LDK po bashkon njerëzit më të mirë të këtij vendi” shkroi LDK-ja, në njoftimin zyrtar të aderimit.