21:37 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / AR

LDK-ja partia më e votuar, Abdixhiku: Rikthimi ynë është përmbushje e plotë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia e tyre është më e votuara në zgjedhjet e 17 tetorit.

Përmes nje postimi në Facebook, ai u shpreh se, rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne, raporton Indeksonline.

“Pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave, të rregullta, të mërgatës e me kusht, i falënderoj të 170,177 votuesit e LDK-së, që me besimin dhe mbështetjen e tyre, vendosën Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë e parë – me më së shumti vota – në zgjedhjet e 17 tetorit.

Rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne. Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër.

Puna jonë vazhdon. Në raund të dytë edhe më tej. LDK është për të gjithë. Ju faleminderit nga zemra”, ka shkruar ai./Indeksonline/