LDK-ja pret në një takim sekretarin e Jashtëm britanik

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, bashkë me anëtarët e kryesisë, Muhamet Hamiti dhe Alush Gashi, u takuan sot me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre çështjeve.
“LDK-ja mirëpret emërimin e ambasadores Karen Pierce si e dërguar e posaçme për Ballkanin Perëndimor.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson dhe falënderon Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në proceset e shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në deklaratën zyrtare të partisë.
