75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / MSH

LDK-ja prezanton punët e Drejtorisë së Arsimit në kryeqytet

Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka treguar për renovimet që po i kryen drejtoria e Arsimit nëpër shkolla në komunën e Prishtinës.

Në videon e publikuar thuhet se ky objekt i gjimnazeve matematikore po rinovohet dhe modernizohet në tërësi.

‘’Po gëlqerosim klasat dhe freskojmë me ngjyra; të gjitha do të pajisen me banka dhe karrige të reja për 1300 nxënës; secila klasë do të ketë tabelë digjitale; do të riorganizojmë korridoret me qëllim që të krijojmë hapësira relaksuese për nxënës; do t’i bashkëngjisim një kuzhinë shkollore modulare dhe oborrin e shkollës do ta gjelbërojmë e pajisim me ulëse’’, thuhet në videon e publikuar nga Abdixhiku.

‘’Të gjitha këto do të realizohen deri më 25 gusht, me qëllim që nxënësit të fillojnë vitin shkollor mbarë’’.