LDK-ja publikon 113 zotimet për Kosovën
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur 113 zotimet për mandatin e ardhshëm qeveritar.
Sipas LDK-së ky nuk është program por plan pune për një Kosovë që punon, zhvillohet dhe e bën jetën e qytetarit më të lehtë.
Postimi i plotë:
113 zotime për Kosovën!
Jo vetëm program. Por, plan pune për një Kosovë që punon, zhvillohet dhe e bën jetën e qytetarit më të lehtë.
Këto janë 10 zotimet kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës:
1. Paga më të larta, menjëherë,
Koeficienti 150 dhe dyfishimi i pensioneve.
2. Punë për çdo të ri të diplomuar,
Punësim i garantuar dhe trajnim për 40 mijë të rinj.
3. Ulje çmimesh,
Moratorium i çmimeve të energjisë dhe ulje e çmimeve të produkteve bazike.
4. Aleancë e pathyeshme me Perëndimin,
Kosova në NATO e BE, përfaqësim dinjitoz, partneritet strategjik, siguri kombëtare dhe besueshmëri ndërkombëtare.
5. Pavarësi energjetike për Kosovën,
Central të ri me gaz amerikan.
6. Kosova e lidhur përmes infrastrukturës rrugore,
Përfundimi i autostradave dhe magjistraleve brenda mandatit.
7. Dhjetëra-mijëra vende të reja pune,
Investitor strategjik në ICT dhe ekonomi digjitale.
8. Mbështetje për familjen, me ligj,
Shtesa të garantuara për fëmijë, lehona, gra kujdestare dhe pensionistë.
9. Spital i ri i Kosovës,
Kujdes shëndetësor modern e dinjitoz.
10. Mësim tërëditor për fëmijët tanë, në secilën komunë të Kosovës.
Ky është plani ynë për shtet që punon, për familje që mbështeten, për të rinj që ndërtojnë jetë këtu, për ekonomi që zhvillohet dhe për Kosovë me dinjitet në botë.
Bashkohu!

