LDK-ja zyrtarizon listën e plotë të kandidatëve për kryetarë komunash

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve të saj për kryetarë të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në njoftim, LDK-ja tha se në këto zgjedhje garon në 31 komuna me 939 kandidatë për asambletë komunale.
“Me integritet, përvojë dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunave tona, këta kandidatë përfaqësojnë angazhimin e LDK-së për qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve e, mbi të gjitha, një vizion që shkon përtej të zakonshmes”.

“Ne besojmë në një Kosovë me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe jetë më të mirë për çdo qytetar”, thuhet në njoftim.
Në tri komuna, LDK-ja do të garojë vetëm për asambletë komunale në Skenderaj, Han të Elezit dhe Mitrovicë të Veriut./Indeksonline/