11:22 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

LDK: Komuna e Kaçanikut kundër vendimit të Qeverisë, po rrezikon shëndetin e qytetarëve!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj pushtetarëve të Kaçanikut rreth blerjes së qymyrit për nxehjen e institucioneve publike.

Ndonëe është marrë një vendim nga Qeveria “Haradinaj” që të ndalohet përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse, pushtetarët e Kaçanikut, sipas LDK-së, nuk e zbatojnë një vendim te tille.

Reagimi i plotë:

Pushteti aktual ne Kaçanik ka blere rreth 50 ton qymyr si lende djegëse për nxemjen e institucionit publik, ne këtë rast te komunes .

Edhe pse është marre një vendim nga Qeveria ddhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndalimin e përdorimit te qymyrit si lende djegëse, pushtetarët tone aktual nuk e zbatojnë një vendim te tille.

Djegia e qymyrit eshte njeri nga ndotesit me te medhenje te ajrit.

Kosova prin ne listën e shteteve me ndotjen me te madhe te ajrit ,jo vetëm ne Evrope por edhe ne Bote.

Sipas pushtetit aktual, vendimet e Qeverise nuk jane vendime gjithëpërfshirëse , ngase per ta me me rendësi është ngrohja e individëve te cilet punojnë brenda institucionit, se sa shendeti i rrezikuar i mijërave qytetareve te Kaçanikut.

LDK

Dega ne Kaçanik.