LDK kremton edhe pse Prishtina shkon në balotazh

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar nga disa simpatizantë po vazhdon këmbë drejtë selisë së LDK-së.
Simpatizantët dëgjohen duke brohoritur “kryetari Përparim Rama”, raporton KosovaPress.
I pyetur se çka po festoni, ai tha se jo asgjë vetëm se kryeqytetin e kemi të mrekullueshëm.
“Jo asgjë, vetëm kryeqytetin e kemi të mrekullueshëm”, tha ai.
Exit-pollet tregojnë se Prishtina do të jetë në balotazh ndërmjet Përparim Ramës LDK dhe Hajrulla Çekut Vetëvendosje./Indeksonline/