75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / A. M.

LDK: Kryesia dhe Mustafa vetëm kanë paralajmëruar dorëheqje, ende s’është miratuar!

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që pasditen e sotme të mbajë mbledhjen e radhës.

Përmes një sqarimi për shtypin, kjo parti ka sqaruar se kryesia dhe kryetari nuk kanë dhënë dorëheqjet. Madje, sipas tyre, Mustafa vetëm ka parlajmëruar dorëheqjen.

Reagimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik

Sot, do të takohet kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Për sqarim të opinionit, kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së kryetarit.

Vetem kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqjen, të cilën do t’ia ofrojë kuvendit të LDK-së.

LDK – Zyra për informim