75 Mall Live Search
18:02 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

LDK: Kurti s’e shfrytëzoi mundësinë e fundit!

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare ka konfirmuar se kanë dorëzuar tashmë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në këtë njoftim thuhet se përkundër vendimit të kryesisë së LDK-së dhe kryetarit Mustafa, për t’i dhënë një mundësi shtesë kryeministrit Kurti, ai sot nuk reflektoi, prandaj edhe në fund të orarit LDK dorëzoi mocionin me 46 nënshkrime, përcjellë Indeksonline.

Njoftimi zyrtar i LDK-së:


Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.