75 Mall Live Search
14:04 / E Enjte, 17 Prill 2025 / FR

LDK: Lëvizja Vetëvendosje sërish bllokoi seancën e konstitutimit të kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje bllokoi seancën e konstitutimit të kuvendit.

LDK-ja, ka bërë të ditur se të njëzet deputetët e Grupit parlamentar ishin present por që sipas tyre kryesuesi i kësaj seance, nga radhët e LVV-së, shkeli rregulloren e kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike.

“Të njëzet deputetët e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin prezent. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, nga radhët e LVV-së, shkeli rregulloren e kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë.

Skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte që të vazhdonin aty ku ishte ndërprerë kjo seancë më 15 prill. Prezent ishin 100 deputet, pra kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit, aty ku ishte ndërprerë seanca”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa kanë shtuar se veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të kuvendit dhe themelim të institucioneve./IndeksOnline/