75 Mall Live Search
22:05 / E Martë, 21 Janar 2025 / Gj. Sh

LDK mban tubim në shkollën Ibrahim Rugova, Hyseni: Llapi e Gollaku po tregojnë bindshëm se dëshirojnë ndryshimin

Kandidati për deputet si dhe kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni (16), ka publikuar disa pamje nga tubimi madhështor që mbajtën në njërën degë të këtij qyteti.

Tubimi u mbajt në shkollën ”Ibrahim Rugova”, në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit historik.

Hyseni ka thënë se Llapi e Gollaku po tregojnë bindshëm se dëshirojnë ndryshimin.

”Jemi mobilizuar shumë, po mobilizohemi çdo ditë e më shumë, e më 9 shkurt do të mobilizohemi shumë më shumë për: NDRYSHIM!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: