18:13 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

LDK mbështet Lajçakun: Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate per media, pas takimit me të ngarkuarin e  BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do të siillte njohje reciproke, shkruan IndeksOnline.

Në njoftim thuhet se orientimi i LDK-së mbetet ruatja dhe kultivimi i parneritetit me aleatët tonë perendimor.

Kurse, Mustafa e falënderoi Lajçakun për bashkëpunimin dhe e njoftoj rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

“Sot, kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak.

Kryetari Mustafa e falënderoi z. Lajçak për bashkëpunimin dhe e njoftoj rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm.

Ndërsa, orientimi ynë mbetet ruatja dhe kultivimi i parneritetit me aleatët tonë perendimor”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/