75 Mall Live Search
13:06 / E Premte, 14 Janar 2022 / A. M.

LDK mbështetë Kurtin: E papranueshme mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dalë kundër lejimit të mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, ka shkruar ai. /Indeksonline/