LDK mbledhje të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së Haradinajt
Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, LDK ka paralajmëruar një mbledhje të jashtëzakonshme.
Përmes një komunikate për media LDK, ka paralajmëruar se sot ne orën 19:30, kryetari i LDK-së Isa Mustafa do të mbajë takim me Kryesinë e LDK-së, shkruan Indeksonline.
Takimi do të mbahet në selinë e LDK-së./Indeksonline/