LDK mblidhet në Banjë, Ferati jep sinjalin e rikthimit të madh
Ilir Ferati, kryetar i Komunës së Istogut, ka vlerësuar mobilizimin e nëndegëve të Banjës dhe Lubovës, duke thënë se ato po dëshmojnë çdo ditë energjinë dhe vendosmërinë për fitoren e Lidhja Demokratike e Kosovës.
Përmes një postimi në facebook, Ferati tha se me përkrahje të sinqertë, organizim dhe mobilizim të madh, LDK-ja po ecën e bashkuar drejt rikthimit të madh.
“Nëndegët e Banjës dhe Lubovës sonte dëshmuan edhe njëherë vendosmërinë dhe energjinë që po rritet çdo ditë për fitoren tonë. Me përkrahje të sinqertë, organizim dhe mobilizim të jashtëzakonshëm, po ecim të bashkuar drejt rikthimit të madh të Lidhjes Demokratike e Kosovës.Bashkë për LDK-në.Bashkë për Republikën. LDK 113, Vjosa Osmani 1, Lumir Abdixhiku 2, Shkëmb Manaj 20, Naim Behlulaj 72”./IndeksOnline/

