16:48 / E Premte, 26 Maj 2023 / MSH

Abdixhiku për situatën në veri: Të jemi të matur dhe plotësisht në koordinim me aleatët tonë

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur Këshillin e Përgjithshëm të saj.

Në këtë mbledhje të partisë, është adresuar edhe çështja e tensionimeve të sotme në veri të vendit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku filloi adresimim ndaj anëtarëve të saj për zhvillimet e fundit në vend, duke shprehur se duhet të përdorim të gjithë mekanizmat diplomatik e shtetarë për të evituar destabilizimin në vend.

Ai gjithashtu tha se duhet të jemi të matur ndaj çdo gracke potenciale të Aleksander Vuçiqit.