11:02 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

LDK-ja, homazhe te varri i Rugovës, 14 vjet pas vdekjes

Sot shënohet 14- vjetori i ndarjes nga jeta të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Me këtë rast përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe te varri i tij.

Nënkryetarë, sekretarë e anëtarë të shumtë u bën bashkë që të nderonin kujtimin e Rugovës edhe sot, 14 vjet pas largimit nga jeta, raporton Indeksonline.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu deklaroi se Rugova kujtohet si arkitekt i lirisë dhe pavarësisë me të cilin bota demokratike gati dy dekada e personifikoi Kosovën./Indeksonline/