16:33 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

LDK: Me Kosnett kemi diskutuar për situatën politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani si dhe nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri, janë takuar sot me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

LDK përmes një njoftimi ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.

Ja njoftimi i plotë:

Sot, nënkryetarët Dr. Vjosa R. Osmani dhe z. Lutfi Haziri janë takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese.

Dr. Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Kosnett inkurajoj LDK-në të vazhdoj qasjen konstruktive në proceset e Kosovës.

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët Dr. Vjosa Osmani dhe z. Lutfi Haziri dhe anëtarët e Kryesisë, Kujtim Shala dhe Besian Mustafa.