18:39 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / LB

LDK me tri gra kandidate për kryetare komunash

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me tri gra kandidate për kryetare të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi do jetë kandidate e kësaj partie për kryetare të Ferizajt, Anduena Gllareva do të jetë kandidate për kryetare të Drenasit dhe Hyrie Dobrunaj kandidate për kryetare të Deçanit.

Zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Afati i fundit i përcaktuar nga KQZ për dërgimin e listave për certifikim është fillimi i javës së ardhshme.