75 Mall Live Search
21:05 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / S Z

LDK me tubim madhështor, Gjilani i jep mbështetje masive Arbër Ismajlit

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbajti një tubim madhështor në Gjilan, ku u konfirmua mbështetja masive për kandidatin për kryetar të komunës, Arbër Ismajli.

Tubim ky I cili dëshmoi përkrahjen e gjerë që qytetarët e Gjilanit i japin vizionit dhe programit të Arbër Ismajlit, i cili po garon për të udhëhequr këtë komunë.

“Faleminderit shumë Gjilani im. Shihemi në të njejtin vend më 12 tetor për fitoren e madhe” u shpreh Ismajli para qytetarëve të mbledhur.

Nën moton #BashkëPërFitore, Arbër Ismajli po vazhdon fushatën me energji dhe përkushtim, duke premtuar zhvillim, transparencë dhe shërbime më të mira për qytetarët e Gjilanit.