75 Mall Live Search
20:11 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / MSH

LDK në Lipjan bën publike pesë emrat e kandidatëve për deputetë

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, kanë nisur edhe takimet e partive në qytetet e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, është mbledhur për të shpalosur vizionin e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan IndeksOnline.

Njëherazi, është bërë edhe prezantimi i pesë kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Imri Ahmeti, Anila Reçica-Llugiqi, Ardian Olluri, Rasim Hasani dhe Shkelzen Hajdini janë kandidatët e LDK-së të cilët u prezantuan sot përpara anëtarëve të kësaj partie në Lipjan.

Prezantimi i tyre u shoqërua me ovacion duartrokitjesh, teksa të gjithë kandidatët u zotuan të kryejnë detyrat dhe shërbimet e tyre ndaj qytetarëve, pa dallim.

Për të parë prezantimin e plotë, KLIKONI KËTU.