75 Mall Live Search
12:41 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / AR

LDK në Podujevë akuzon VV se po bën përzgjedhje në baza partiake

Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë kanë hedhur akuza drejt partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosjes, kinse po punësojnë njerëzit e vet.

Dy asamblistët, Adnan Zymeri dhe Donjetë Sheqiri, thonë se njerëzit e VV-së, më saktësisht, asamblistët e tyre që nuk siguruan ulëse, pushteti po i del në përkrahje.

Të njëjtit thonë se kanë marrë shtëpizat prej drurit për projektin “Festivali Dimëror” në Podujevë, që sipas tyre, po bëhet përzgjedhje në baza partiake.

Nëse garon për asamble nga lëvizja vetvendosje edhe nuk e merr besimin e qytetarëve, pushteti ta beson një shtëpizë në “festivalin dimrorë të vetvendosjes”, thotë Zymeri.

Përveç kësaj, asamblistja Sheqiri njofton se, gjë e tillë ndodhi edhe në konkursin për infermierë në QKMF.

Dje në konkursin për infermierë, e sot tek përzgjedhja e bizneseve Llapjane për shtëpizat. Zotimi juaj për qeverisje të barbartë brenda dy ditësh hidhet poshtë nga vetë veprimet tuaja, perzgjedhja në baza partiake dhe trajtimi jo i barabartë i qytetarëve dhe bizneseve Llapjane dëshmon qartë se cka pritet nga kjo qeverisje për 4 vite!“, u shpreh Sheqiri./Indeksonline/