75 Mall Live Search
20:13 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / AR

LDK në Prizren vendos për kandidatin e saj për kryetar të komunës

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka propozuar deputetin Anton Quni për kryetar të komunës.

Ky propozim është mbështetur në mënyre unanime, sipas një postimi të degës së LDK-së.

Tani është në duart e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të aprovuar ose jo propozimin e degës së LDK-së në Prizren, transmeton “Indeksonline”.

Postimi i plotë:

Në takimin që ka mbajtur sot kryesia e LDK-së së Prizrenit, unanimisht ka dalur me propozimin që; kryetari Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati që do të garoi për kryetar të komunës së Prizrenit.

Në takim u diskutua edhe rreth përgaditjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Prizren,

14.06.2021