75 Mall Live Search
11:12 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

LDK-ja në Reçak, prin Vjosa Osmani

Që në orët e para të mëngjesit, qytetarë të shumtë e politikanë janë nisur drejt Reçakut për të përkujtuar të rënët në 21- vjetorin e masakrës së tmerrshme që armiku serb bëri.

Edhe përfaqëues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe te Memoriali i të rënëve, derisa atyre po u prin Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit, përcjell IndekSonline.

Përveç Osmanit janë edhe Arban Abrashi, Lirie Kajtazi e Fetah Rudi./IndekSonline