21:59 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

LDK nesër jep emrin e kandidatit për kryeministër?

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër ka thirrur një mbledhje të kryesisë së re.

Mbledhja fillon në ora 11:00 në selinë e LDK-së, transmeton Indeksonline.

Në lajmërimin e dhënë nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së mbledhjes.

Por me shumë mundësi nesër mund të vendoset se kush do të jetë kandidati për kryeministër i kësaj partie. /Indeksonline/