75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / S Z

LDK nis fushatën në Shtime, Shabani: Salla plot, ngjashëm me numrin e votave për LDK-në më 12 Tetor

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur sonte takimin qendror të fushatës për zgjedhjet lokale në Komunën e Shtimes. Në këtë tubim morën pjesë shumë qytetarë, të cilët mbështetën kandidatin për kryetar, Kastriot Shabani.

E kandidati i LDK-së për kryetar të Shtimës Kastriot Shabani teksa ka publikuar pamje nga ky takim, ka thënë se salla ishte e mbushur  plot, ngjashëm me votat e LDK-së me 12 tetor.

”Salla plot, ngjashëm me numrin e votave për LDK-në më 12 Tetor”, ka thënë Shabani.