LDK nis mobilizimin për zgjedhjet lokale, Haziri jep detaje nga takimet në Anamoravë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Kjo ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të nis mobilizimin.
Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri përmes një postimi ka njoftuar se kjo parti ka nisur takimet mobilizuese për zgjedhjet lokale me përfaqësuesit e Anamoravës, raporton IndeksOnline.
LDK sipas tij, është e gatshme t’i prijë këtij procesi me vizion dhe unitet.
“LDK është e gatshme t’i prijë këtij procesi me vizion dhe unitet. Me takimet që kemi zhvilluar me kryesinë e Degës, nëndegët dhe me rolin e jashtëzakonshëm të Forumit të Gruas e Forumit të Rinisë, kemi hyrë të përgatitur dhe të vendosur për ta rikthyer LDK-në si forcën e parë politike në Anamoravë, në focus qytetari i Gjilanit dhe Anamoravës”, ka shkruar Haziri. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: